Magjistralja Prishtinë – Podujevë po vazhdon të jetë e bllokuar nga fluksi i madh i veturave, shkruan Llapi.info.
Në pamjet që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se kolonat kanë kaluar edhe fshatin Trudë, për çka janë ankuar edhe frekuentuesit. Ata thonë se vetëm në fshatin Lebanë pritjet janë deri në 45 minuta.
Duhet theksuar se në këtë rrugë që lidh Llapin me kryeqytetin kanë rifilluar punimet për zgjerim./Llapi.info
Më poshtë pamjet: