Numëi i madh i tifozëve llapjanë janë mbledhur në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë për ndeshjen Llapi – Prishtina, njofton Llapi.info
Për këtë ndeshje, klubi llapjan ka organizuar 10 autobusë ku tashmë janë mbushur me tifozë. E për organizmin po përkujdeset edhe Policia e Podujevës, e cila ka bllokuar rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”.
Ndryshe, dy pretendentët tjerë për t’u shpallur kampion në këtë edicion, Llapi dhe Prishtina sot zhvillojnë derbin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Si prishtinasit ashtu edhe llapjanët janë në kërkim të titullit të kampionit, derisa ndajnë pozitën e dytë me nga 69 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli. Cilado që do të lëshojë pikë në këtë takim do të zbeheshin gjasat për titull.
Ndeshja xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00./Llapi.info