Në rrugën M 22.3, Mitrovicë – Leposaviq, lokacioni “Kërshi i Dudës” të mërkurën mbrëma ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurëve, ku si pasojë është bllokuar qarkullimi.
Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reaguar, fillimisht në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërprerë lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në këtë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe po ashtu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate dhe në bazë të informatave të fundit nga tereni, rruga M 22.3 do të jetë e qarkullueshme në pasditen e sotme.
“Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë po ashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsëritet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen”, thuhet në njoftim.