Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka marrë pjesë në organizimin e kësaj partie të bërë për nderë të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Podujevës.

Bogujevci tha se deri në arritjen e lirisë është bërë sakrificë dhe për këtë, nuk duhet harruar se nëpër cilat rrugë kemi kaluar. U shpreh optimiste se gjërat kanë për të ndryshuar siç tha ajo, për të mirë, raporton Llapi.info.

“Ishin momente të vështira kur e pash dokumentarin. Është e dhimbshme kur e sheh sa shumë është sakrifikuar për vendin, për Llapin dhe për Kosovën. Pamë pamjet e luftës edhe pamjet e helmimit të nxënësve kur janë helmua. Sinqerisht besoj se gjërat kanë për të ndryshuar për të mirë”, tha Bogujevci.

Ajo tha se ndihet krenare që është e Llapit dhe për këtë, siç tha ajo, e tregon ngado që të shkojë. Përmendi edhe investimet e bëra në Podujevë për të cilat tha se shumica e tyre janë bërë nga diaspora dhe qytetarët./Llapi.info