Për herë të parë në Kosovë do të zhvillohet ndeshje për kampion bote në boksin profesionist të Republikës së Kosovës, njofton Llapi.info.

Kjo ndeshje, që i përket kategorisë Kruizer deri 90.7 kg do të mbahet me 7 tetor në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë ku do të ndeshet kampioni llapjan Tefik Bajrami.

Kundërshtari i tij zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur por pritet të bëhet i ditur gjatë javës.

Kujtojmë se Tefik Bajrami i njohur si uragani shqiptar ka qenë kampion evrope ne karate dhe kampion bote ne tajboks per te kaluar me pas ne boks ku u shpall kampion Zvicre, Evrope dhe bote me 1 prill 2017.