Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka paralajmëruar transferimin e radhës.
“Bomba e verës”, e ka cilësuar Batatina përforcimin e radhës duke njoftuar se ai është sulmuesi me vlerën më të lartë në Superligën e Kosovës.
“Dalëngadalë po arrijmë t’i sjellim futbollistët më të mirë që i duhen ekipit tonë për arritjen e objektivave.
Së shpejti në Arena “Zahir Pajaziti” zbarkon edhe bomba e verës, sulmuesi me vlerën më të lartë në Superligë, prezantimi i të cilit bëhet së shpejti dhe do të jetë ekskluzivisht për “Legjendat” dhe tifozët tanë llapjanë.
E kemi dëshmuar seriozitetin tonë nga fillimi e do vazhdojmë fuqishëm drejt realizimit të qëllimeve tona!”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në Facebook.