Profesori universitar, Fitim Uka, njëherit edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka botuar librin e ri, në Shkencën e Psikologjisë, raporton Llapi.info.

Uka, i cili me prejardhje është nga Komuna e Podujevës, është ndjerë tejet i lumtur me këtë sukses të botimit të librit të tij të parë.

“Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, titullohet libri i Fitim Ukës.

“Kopertina që ia shton vlerën librit. Kopertina që mua ma shton krenarinë. Universiteti i Prishtinës!”, ka shkruar Uka në Facebook./Llapi.info