Dy persona nga fshati Bradash i Podujevës janë shoqëruar në stacion policor, pasi të njëjtit s’i kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Fsh. Bradash, Podujevë, 08.04.2020 – 21:50. Janë shoqëruar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse, në nivel vendi, vetëm përgjatë 24-orëve janë arrestuar 69 persona, të cilët s’i kanë respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në kohë pandemie./Llapi.info