Në fshatin Brainë të komunës së Podujevës janë asgjësuar 103 copë bimë substancë të dyshuar narkotike, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.
Sipas Policisë këto bimë ishin të llojit Kanabis Sativa dhe njësitet policore kanë bërë shkatërrimin e tyre në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, është bërë e ditur se njësitë policore janë duke hetuar rastin./Llapi.info