Brenda tri javësh, në komunën e Podujevës tre persona janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan Llapi.info.
Arrestimi i parë i cili ndodhi brenda këtij tre javëshi të majit, ka ndodhur më datën 12 të këtij muaji pasi, sipas policisë, një zyrtarë i AKP- së në bashkëpunim me dy të tjerë të dyshuar janë kapur në flagrancë, me dy kamion duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse.
Ky rast, njofton Policia është duke u hetuar akoma kurse të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Kamionët dhe drutë janë sekuestruar.
Kurse, arrestimi tjetër për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bellosh të Podujevës.