Pas erërave të forta që goditën Kosovën ditët e fundit, tashmë kanë filluar edhe reshjet, shkruan Llapi.info.

E qyteti i Podujevës sot është zbardhuar nga breshëri. Në bazë të pamjeve që i ka siguruar Llapi.info, shihet se është krijuar një shtresë nga breshëri.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas këtij instituti, gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.

“Reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./Llapi.info