Me përfundimin e stinës së verës, temperaturat kanë filluar që të bien në Kosovë.
Sot gjatë ditës në disa zona ka pasur edhe reshje të shiut, derisa në komunën e Rahovecit, përkatësisht në fshatin ‘Fortes’ ka rënë breshër i madh.
Lexues të Portalit Indeksonline kanë dërguar disa fotografi në redaksi, në të cilën vërehen më së miri kushtet atmosferike.
Sipas pamjeve, breshëri ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Më poshtë shikoni fotot: