Përgjatë ditëve të fundit moti në vend ka ndryshuar pothuajse shumë. Reshjet e shiut janë kthyer edhe pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.
Ndërkohë sot në komunën e Podujevës breshëri ka qenë mjaft i madh. Pikërisht në fshatin Peran breshëri ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në mbjelljet e mjedrave.
Në disa fotografi të siguruara në Indeksonline shihet qartë madhësia e breshrit si dhe dëmet të cilat janë shkaktuar sot në këtë pjesë të vendit. Duhet shtuar se breshër i ngjashëm ka rënë edhe të dielën në Vushtrri.