Shiu dhe breshëri që ka renë javën e kaluar ka lënë pasoja të mëdha në kulturat bujqësore.
Në rajonin e Podujevës bujqit janë ankuar për dëmtimin e të gjitha të mbjellave.
Sipas tyre, tani pas breshrit më nuk kanë se çfarë të korrin sepse i gjithë gruri ka renë në tokë, raporton Indeksonline.
Pronarët e tokave të mbjella kërkojnë nga institucionet lokale dhe qendrore të dalin në terren dhe të shohin nga afër dëmin që e ka shkaktuar breshëri.