Të reshurat e shiut kanë vazhduar edhe sot në Podujevë, shkruan Llapi.info

E në disa vende të kësaj Komune shiu është përcjellë edhe me breshër. Kështu, në fshatin Dyz një breshër i madh ka rënë për disa minuta.

Në pamjet e dërguara nga lexuesit e Llapi.info, shihet se nga breshëri thuajse është zbardhuar ajo anë.

Kujtojmë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me vranësira dhe reshje do të mbaj edhe në vikend./Llapi.info