Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë  se prania e KFOR-it në Kosovë është e një rëndësie të madhe për Serbinë, sidomos pas incidentit të fundit kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës arrestuan drejtorin e të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas takimit që pati me presidentin e e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli.

Ajo njëkohësisht ka konfirmuar angazhimin e vendit të saj për të zhvilluar më tej bashkëpunimin me NATO-n dhe vendet përbërëse të Aleancës Veri-Atlantike, transmeton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e delegacionit të NATO-s i kanë thënë shefes së ekzeklutivit serb se e kuptojnë  se si çështja e Kosovës  është ndjeshme për Serbinë dhe theksuan se është e rëndësishme që të vazhdojë puna në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.