Shërbejeni këtë pjatë të shkëlqyeshme me mish pule ose mish skare
Përbërësit:
– 1 brokoli;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë vaj ulliri;
– 100 g parmezan;
– kripë;
– piper;
– 2 lugë thërrime buke.
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 200 gradë. Priteni brokolin në copa të vogla dhe zhytni në ujin tashmë të vluar në të cilin keni vendosur hudhrën.
Pasi t’i keni futur në ujë të nxehtë (1 minutë) brokolin, kullojeni dhe vendoseni në një enë qeramike.
Qitni sipër vaj ulliri dhe thërrime buke, parmezan, kripë dhe piper.
Vendoseni në një tepsi të nxehur dhe grijeni edhe pak parmezan dhe qitni sipër thërrime buke për ta ruajtur brokoli freskinë më gjatë.
Piqeni derisa të marrë ngjyrë artë.