Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Pantera e Zezë”.

Kjo super makinë është tepër e kushtueshme. Personi që do dëshirojë ta ketë në garazhin e tij do duhet të paguajë rreth 11 milion euro.

Siç raportojnë mediat britanike, kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori, shkruan mapo.al përcjellë Klan Kosova.

“Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe shumë i bukur i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze.

Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.