Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka takuar gjatë ditës së sotme deputetin llapjan, Fatmir Humolli, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, i pari i Podujevës është shprehur se në këtë takim është folur për zgjedhje, të cilat, siç ka thënë Bulliqi, do t’i fitojë Lëvizja Vetëvendosje.
“Në Bulevardin e Dëshmorëve, me veprimtarin dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, bashkëbisedim për fitoren e madhe që na pret”, ka shkruar Bulliqi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës, përveç Zejnullahut, janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat./Llapi.info