Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me kandidatët për deputetë, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri mirëpriten në Llap presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, njofton Llapi.info.

Së bashku ata vizituan fabrikën “Ananas Impex”, ku bashkëbiseduan më gjerësisht me stafin për prodhimet e fabrikës.Tutje vazhduan edhe tek kompania e tekstilit “S//SPRINT”, dhe u njoftuan nga afër për veprimtarinë e tyre prodhuese si dhe sfidat me të cilat përballen përgjithësisht si prodhues dhe veçanërisht me dëmet që këto ndërmarrje i kanë pësuar si rezultat i situatës pandemike.

Pas referendumit të 14 shkurtit, u zotuan se me Lëvizjen në qeveri prodhuesit vendor do ta kenë fokusin primar dhe përkrahjen e vazhdueshme nga shteti./Llapi.info

May be an image of 14 people and people standing