Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ofruar përkrahje për klubin KF Llapi, në prag të fillimit të ndeshjes me Buducnost Podgorica, në kuadër të Konferencë Ligës, shkruan Llapi.info.

Bulliqi ka thënë se beson që djelmoshat llapjanë do të nxjerrin një rezultat pozitiv në këtë ndeshje historike.

“KF Llapi luan sonte ndeshjen e parë përball FK Buducnost Podgorica në Mal të Zi në kuadër të ndeshjeve për kualifikime në Konferencë Ligë. Unë besoj që djelmoshat tanë sonte do të tregojnë performancë të lartë dhe do të nxjerrin një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje historike.  Me mendje e me zemër jemi me stafin teknik dhe futbollistët tanë në Gradsi Stadion Podgorica”, ka shkruar ai.

Kjo ndeshje do të nis me fillim nga ora 20:30, derisa Llapi.info do t’iu mbajë të informuar./Llapi.info