Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti, zhvilluan takim me fermerët e Podujevës.
Më poshtë postimi i Bulliqit:
Sot bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë, Lirie Hoti, zhvilluam një takim të rëndësishëm me fermerë, për të diskutuar rreth kërkesave konkrete të tyre për orientimin e projekteve në bujqësi për vitin 2025 dhe sfidat me të cilat ata përballen.
Takim si ky zhvilluam edhe në vitin e kaluar, ku them me kënaqësi që përmes kërkesave tyre ne orientuam edhe projektet në bujqësi për çka fermerët ishin të kënaqur dhe falënderues. Edhe këtë herë synojmë që kërkesat që i morëm sot do të na ndihmojnë në realizimin e projekteve sipas nevojave të tyre.
Falënderoj të gjithë fermerët pjesëmarrës për përkushtimin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe bashkërisht do të vazhdojmë angazhimin për të mbështetur çdo iniciativë që përmirëson kushtet e jetës dhe punës për fermët tanë duke ofruar mundësi dhe zgjidhje konkrete dhe një të ardhme më të begatë për ta.