Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi i cili dje nuk mori pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të vendit, sot ju drejtua elektoratit të tij përmesë një postimin në Facebook. duke ju thënë se gjithnjë do të respektoj vullnetin e tyre, përcjellë Llapi.info.

Ai ka shtuar se votat qe ai merrë nga elektorati i tij e shtyjnë që të punoj në vazhdimësi për mbrojtjen e vlerave Rugoviane të LDK-së./ Llapi.info

Ky është postimi i plotë i Bulliqit:

“I nderuari elektorat i LDK-së
Duke u mbështet në dhjetëra mija mesazhe tuaja përkrahëse të pranuara dje dhe sot, për qëndrimin tim ndaj situatës politike në Kosovë, e në veçanti me rastin e zgjedhjes së presidenti të Kosovës, shfrytëzoj rastin të ju falënderoj dhe njëherë të ju garantoj se gjithnjë do të respektoj vullnetin tuaj, dhe asnjëherë atë të individëve apo grupeve të interesit për të ruajtur benifitet e tyre në dëm të Kosovës. Vota e marr nga ju më shtynë që të punoj në vazhdimësi për mbrojtjen e vlerave Rugoviane të LDK-së, për një shtet sovran, pa krim të organizuar, pa korrupsion dhe në frymën euro-atlantike.
Me respekt
SH.B.”