Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, thotë se ka indikacione se që nga dita e hënë do të bëhet edhe hapja e gastronomisë në Kosovë.
Në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, Bulliqi u shpreh se ai është i mendimit që duhet të bëhet hapja graduale e gastronomisë.“Kemi pasur një takim të të gjithë kryetarët e komunave me ministrin e Pushtetit Lokal dhe atë të Shëndetësisë. Sipas indikacioneve që po shihen nga e hëna do të lirohen. Mendoj që duhet gradualisht të bëhet lirimi i masave”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi ka folur edhe për javët e para të qeverisë Kurti.Ai lavdoi këtë qeveri, duke thënë se ia ka nisur mbarë punës në krye të institucioneve.