Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dhënë një lajm të mirë për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit.
Ai tha se është zgjatur orari dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00.
Po ashtu Bulliqi njoftoi se salla e leximit është pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online.
“Po vazhdojmë të krijojmë kushte të mira për lexuesit e Bibliotekës së Qytetit. Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00. Sallën e leximit e kemi pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online. Kemi rregulluar ngrohjen dhe kemi përmirësuar ndriçimin. Krijimi i kushteve më të mira ka bërë që të rritet numri i lexuesve. Do të vazhdojmë me investime edhe në pasurimin e fondit të librave me tituj të rinj”, ka shkruar ai./Llapi.info