Kryetari i kominës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur një konferencë për medie, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton Llapi.info.
Në këtë konferencë, Bulliqi ka folur për dy të dyshuarit për vrasjen e të riut në Podujevë. Ai ka thënë se njëri prej të dyshuarve ka qenë në paraburgim vite më parë, ndërsa i njëjti, sipas tij, ka 9 vepra penale.
“Njëri prej tyre (të dyshuarve) faktikisht ka qenë i dënuar me tri vite burg, për një rast të më hershëm. Nga ky informacion që morëm njeri prej tyre kishte 9 vepra penale dhe organet e drejtësisë dhe Prokuroria e kishe dhënë fjalën me këtë dënim”, ka deklaruar ai.
“I dyti që është bashkëpjesëmarrës, nuk ka ndonjë rast ose vepër së paku nga organet e rendit. Ne kemi marre info nga menaxheret e shkollës, ai nuk është nxënës i mire është nxënës që i është thyer nota sjelljes dhe që ka pas mungesa, kjo është ajo që dimë dhe kemi informacione deri tani”, shtoi Bulliqi.