Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sonte po bëhet pastrimi i shesheve të qytetit, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi thotë se kjo bëhet edhe për shkak të ndotjes në festën që është bërë mbrëmë pas fitores së Llapit në Kupën e Kosovës.

“Sezona e verës karakterizohet me rritje të frekuentimit në sheshet e qytetit, për t’i mbajtur këto ambiente të pastra, po bëjmë pastrimin e këtyre hapësirave.  Kjo po ndodhë edhe për shkak të ndotjes që është shkaktuar mbrëmë me rastin e fitores së Kupës së Kosovës nga skuadra e Llapit”, ka shkruar ai./Llapi.info