Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdon projekti për mbjelljen e luleve në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, i pari i Komunës thotë se ky projekt po i jep pamje të bukur Podujevës.

“Me drejtorin e Shërbimeve Publike, vizituam punimet në realizimin e projektit për mbjelljen e luleve në pjesë të ndryshme të parqeve të qytetit dhe në rrethrrotullime. Ky projekt përveç efektit pozitiv në fushën e mjedisit, po i jep pamje edhe më të bukur parqeve dhe hyrjeve në qytet. Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla, ndërsa nga qytetarët kërkojmë kujdes për këto hapësira”, ka shkruar ai./Llapi.info