Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ka nisur aksioni për pastrimin e lumit Llap – pak ditë pas raportimeve për ndotje enorme, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë  se së bashku me inspektorët komunalë kanë përcjellë të aksion pastrimi në fshatin Lupç të Poshtëm.

“Bashkë me inspektorët komunal ishim në Lupç të Poshtëm për të përcjellur nga afër punën e kompanisë së kontraktuar nga komuna për pastrimin e shtratit të Lumit Llap në këtë fshat. Aksioni për pastrimin e shtratit të lumit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në zonat e tjera të cilat janë të ndotura nga mbeturinat. Ne po angazhohemi përditë që lumenjtë dhe hapësirat gjelbëruese të pastrohen e mbrohen, ndërsa nga qytetarët kërkojmë kujdes të shtuar për këto hapësira të mos i ndotin”, shkruan Bulliqi./Llapi.info