Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shpërndarë masat e Ministrisë së Shëndetësisë, për kujdes në këtë kohë kur janë temperaturat e larta, shkruan Llapi.info.
Në masat e prezantuar bënë pjesë edhe kryerja e dushit me ujë të freskët.
Por, shumë qytetarë të Podujevës, në këtë kohë, nuk kanë ujë të pijshëm, e lërë më “luksin tjetër”.
Llapjanët i janë ankuar Bulliqit se nuk po kanë ujë në këto ditë tejet të nxehta.
Ani pse Ujësjellësi Rajonal Prishtina pati paralajmëruar këto reduktime me orar të caktuar, i njëjti nuk po respektohet nga ta.
Qytetarët mbesin pa ujë të pijshëm edhe për shumë orë tjera, pas orarit. Edhe atëherë kur ka, uji është me shtypje tejet të ulët.
Më poshtë postimi i Bulliqi, ku qytetarët me anë të komenteve kanë paraqitur ankesat e tyre për mungesë të ujit: