Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, deputetët, Saranda Bogujevci, Fitim Haziri, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Vendenis Lahu, kanë uruar Bulliqin për fitoren në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Sot mirëprita deputetët llapjanë të ‘Lëvizjes’, të cilët erdhën për t’më uruar për mandatin e ri të fituar në zgjedhjet e fundit. Me ta diskutuam edhe për shumë projekte të nevojshme për komunën tonë të cilat synojmë t’i realizojmë gjatë mandatit në bashkëpunim me nivelin qendror. Shfrytëzova rastin edhe t’i falenderoj për angazhim e tyre gjatë fushatës për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info