Dy mërgimtarë nga Podujeva kanë humbur jetën të premten mbrëma në Gjermani, shkruan Llapi.info.
Viktima janë goditur për vdekje nga treni, teksa ishin duke kaluar hekurdhën në Ëiesbaden të Gjermanisë.
Pas këtij rasti tragjik ka reaguar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“I trishtë lajmi për vdekjen e dy llapjanëve Admir Seta dhe Leutrim Hyseni, të cilët vdiqën në mënyrë tragjike në Wiesbaden të Gjermanisë. Ngushëllime të sinqerta familjeve Seta dhe Hyseni”, shkroi ai në Facebook./Llapi.info