Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se përgjatë tre muajve është shënuar rekord i të hyrave nga tatimi në pronë, raporton Llapi.info.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se gjatë tre muajve të parë janë arkëtuar mbi 206 mijë euro.

“Besimin që na keni dhënë për të qeverisur me Komunën e Podujevës ne po ua shpërblejmë me qeverisje transparente dhe efikase. Ditë më parë raportova për shumë punë që kemi kryer gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ndërsa sot po ndaj me ju një sukses tjetër. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti kemi realizuar të hyra rekorde nga tatimi në pronë, duke arkëtuar 206 mijë e 405 euro.  Realizimi i këtyre të hyrave, në kohë pandemie, është bërë falë besimit të qytetarëve në qeverisjen tonë, punëve të mira që po bëjmë dhe falë angazhimit të ekzekutivit komunal, veçmas Drejtorisë për Buxhet dhe Financa. Për të ilustruar suksesin tonë dhe tuajin në arkëtimin e të hyrave në pronë, më poshtë gjeni infografikën me krahasimin e të hyrave për tremujorin e parë të vitit 2019 dhe tremujorin e parë të këtij viti.  (P.S.: Krahasimin e të hyrave me tremujorin e vitit 2020 nuk e kemi bërë meqë nga 15 marsi i vitit të kaluar ishte shpallur gjendja e emergjencës shëndetësore si pasojë e pandemisë Covid-19)”, ka shkruar ai./Llapi.info

May be an image of text