Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar pushtetin aktual të LDK-së, se në ndërtimin e palestrës sportive në Podujevë, kontrata prej më shumë se 1 milion euro është nënshkruar, kurse sipas tij, salla e tillë në këtë komunë s’ekziston, njofton Llapi.info.
Kështu ka thënë Bulliqi në debatin e zhvilluar në RTK mes të tre kandidatëve për kryetar të Podujevës.
“Kjo është kontrata e ndërtimit të palestrës sportive në qytetin e Podujevës, e cila kontratë është nënshkruar me datë 18.09.2017, e ka marrë firma “Olti trasing”. Vlera e kontratës 1 milion e 885 mijë euro, kjo tregon se ne nuk e kemi sallën, është nënshkruar kontrata prej vitit 2017, salla s’ekziston kurrkund”, ka thënë Bulliqi.
E pas kësaj akuze, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari s’e ka mohuar këtë kontratë, por ka thënë se ekziston kontesti mes Komunës dhe AKP-së./Llapi.info