Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar sot punimet në ndërtimin e sheshit kryesor të qytetit, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se punimet në fazën e segmentit të dytë, sipas tij, janë drejt përfundimit.

“Sheshi i qytetit po merr formë. Jemi drejt fazes përfundimtare të punimeve në segmentin e dytë të ndërtimit të sheshit të qytetit. Me punë dhe përkushtim për qytetin që duam”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se fillimi i ndërtimit të sheshit pati nisur në janar të vitit 2020, ndërkohë që në pjesën e parë tashmë janë kryer punimet, ndërkohë që punimet po kryhen në pjesën e dytë./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of one or more people, people standing and outdoors