Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reguar ndaj përjashtimit dhe tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njofton Llapi.info.

Bulliqi i ka quajtur pamjet si të turpshme dhe ka bërë një ndërlidhje me kohërat e kaluara kur mbretëronte totalitarizmi.

Ky është postimi i plotë i Bulliqit në Facebook.

Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot më Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë. Një lidership i tillë mosduruesë dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vete është i prire drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore, “ka shkruar Bulliqi në Facebook, përcjell Llapi.info./Llapi.info