Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mëngjes ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të parë nga afër kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, të cilët kërkojnë shërbime mjeksore, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi bashkë më drejtorin e QKMF-së ka vizituar emergjencën, barnatoren kryesore, laboratorin dhe qendrën anti-Covid.

Kryetari Bulliqi ka kërkuar nga personeli mjekësor angazhim dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Kërkoj nga stafi mjekësor që të jenë në krye të detyres në shërbim ndaj qytetarëve.

Ndërsa Komuna do të përmbush kërkesat dhe nevojat e QKMF-së, në mënyrë që të sigurojmë shërbime cilësore për pacientët”, tha Bulliqi./Llapi.info