Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar vajzën 12 vjeçare e cila u ther me thikë ditë më parë.

Bulliqi ka treguar se gjendja e saj është përmisuar.

Postimi i plotë:

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Klinikën Intenzive në QKUK e kam vizituar M.B. 12 vjeçare nga Podujeva, e cila së bashku me motrën e saj L.B 15 vjeçare para dy ditësh u përballën me një rast të rëndë në Ferizaj. Të dyja këto dhe dy persona tjerë u sulmuan me thikë nga një person tjetër, por nga të gjithë M.B. e kishte gjendjen më të rëndë.

Për fat të mirë, gjendja e vajzës që ndodhet në Klinikën Intezive në QKUK ka filluar të stabilizohet. Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva.

Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë!

Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!