Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, shkruan Llapi.info.

Në një njoftim për medie, Bulliqi ka thënë se këta pjesëtarë të zjarrfikësve, sipas tij, rrezikojnë jetën për të ofruar mbrojtje për jetën e njerëzve të tjerë.

“Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Podujevë në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, me punëtorët e ndërrimit ata biseduan për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen në kryerjen e punëve të tyre në terren.  Kryetari Bulliqi tha “Zjarrfikësit me punën e tyre rrezikojnë jetën për të ofruar mbrojtje për jetën e njeriut, pronës dhe mjedisit. Si institucion i komunës do të angazhohemi në përmirësimin e kushteve të punës dhe u jemi shumë falënderues për punën dhe kontributin e tyre””, thuhet në njoftim./Llapi.info