Termocentrali i Gazës është aktualisht burimi i vetëm i energjisë elektrike atje, pasi Izraeli ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Gaza.
Këtij Termocentrali do t’i mbarojë karburanti në 10 deri në 12 orë, tha kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë, Thafer Melhem, për radion Zëri i Palestinës.
Ai tha se do të ndërpriteshin gjithashtu furnizimet me ushqim, karburant dhe ujë. Gaza drejtohet nga Hamasi dhe Izraeli kufizon se kush dhe çfarë mallrash mund të kalojnë kufijtë e tij, shkruan BBC.
Rreth 80% e njerëzve në Gaza mbështeteshin në ndihma humanitare edhe para fillimit të luftës së fundit.
Të mërkurën, agjencia e OKB-së tha se gati gjysmë milioni refugjatë palestinezë nuk kanë mundur të marrin racionet e tyre ushqimore që nga e shtuna.