Një rast dhunë në familje është regjistruar dje në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë Policia./Llapi.info