Bylbyl Sokoli është në “pole position” për të zëvendësuar Tahir Batatinën në stolin e Llapit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Batatina për Gazetasheshi.com, i cili aktualisht ka kaluar në pozitën e drejtorit sportiv.

Marrëveshja ndërmjet Sokolit dhe Llapit pritet të ndodh këtë javë, pasi që “Profa” pret që të mbyll të gjitha llogaritë me Ferizajt për të vijuar një aventurë të re, mëson eskluzivisht Gazetasheshi.com.

Në rast se Sokoli nuk do ta merrte “timonin” e Llapit, megjithëse kjo paramisht duket punë e kryer, postin e kryetrajnerit te ky klub mund ta marrë Gani Sejdiu.