Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar se edukimi medial do të jetë lëndë zgjedhore në shkollat e vendit.
Sipas tij, edhe pse për këtë çështje nxënësit mësojnë në përgjithësi në kuadër të lëndëve të tjera është e domosdoshme një lëndë e vecantë.
Ai ka vlerësuar se me zhvillimin e teknologjisë të rinjtë janë të ekspozuar ndaj informacioneve të papërshtatshme për moshën e tyre, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri në konferencën me temën “Konsultimet nacionale për strategjitë dhe politikat e edukimit mbi media dhe informacionin në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë.
Bytyqi shtoi se ka nevojë që edhe të rinjtë edhe mësimdhënësit ta njohin më mirë medien.
“Është evidente që për shumë vite është diskutuar futja e edukim media është bërë një lobim ajo çfarë mund të themi sot edukimi medial. Është fut në një farë mënyrë ne sistemin arsimor pavarësisht se ndoshta nuk është futur në hapësirën e duhur. Është bërë një hap pozitiv në futjen edukimit medial në tekste dhe kurrikula”.
“Ka nevojë që edhe të rinjtë edhe mësimdhënësit ta njohin më mirë edukimin medien. Përtej se është futur në tekste në disa pjesë të përzier konsiderojnë se është e nevojshme shtesa trajnime”.
“Nxënësit kanë nevojë të kenë një qasje shumë më të drejtë në edukimin medial se nuk është vetëm për të mësuar se si të përdoren mediet, por ju e dini se viteve të fundit kemi një zhvillim edhe pozitiv edhe negativ dhe kjo e shton një rrezikshmëri të informatave jo të duhur për të rinjtë tanë.
“E pse jo të kemi edhe një lëndë zgjedhore, janë shumë pak shkolla që në mënyrë vullnetare vendosin lëndë zgjedhore që kanë drejtë të jenë si lëndë të aplikueshme, por konsideroj se ne mund të shohim si të nevojshme që lëndën zgjedhore ta kemi në të gjitha shkollat”.
Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, bëri të ditur se prioritet për Qeverinë është thellimi i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi në aspektin e edukimit.
Ai më tutje bëri të ditur se si zyre kanë një strategji përmes së cilës veprojnë e që sipas tij, me të gjeturat e konferencës së INDEP do të ndikojnë edhe edukimin për media.
“Është një prej prioriteteve ton aspekti i ngritjes së kapaciteteve sidomos me edukimin. Ne në realitet kemi filluar të investojmë tek nëpunësit civil me ngritjen e kapaciteteve… është shumë i rëndësishëm roli i mediave në këtë aspekt dhe në strategjinë e re një prej komponentëve është komunikimi me publikun dhe do të shohim si të ndikojnë për edukim me mediat”.
“Pajtohem me atë që aspekti i edukimit të hy në sistemin tonë por do gë duhej që është ne poetikën nacionale do të ndërlidhim institucionet gjitha fokusi mes shoqërisë civile dhe qeverisë është qw të rrisë”.
Ndërsa, Krenar Gashi nga INDEP tha se ndonëse është cilësuar si sfidë, tregu pluralistë medial në Kosovë është edhe fat i mirë.
Ai para të pranishmëve prezantoi punën deri më tani të bërë nga INDEP, duke kërkuar nga ata që të kontribuojnë në hartimin të një strategjie për edukimin mbi mediat dhe informacionin në Kosovë, raporton EO.
“Nënkupton kompetencat qenësore të publikut që të lexojnë të marrin të interpretojnë dhe Të vënë në funksion informacioni. Kosova ka bazën. Duhur për të nisur një konsultim nacional sa i përket krijimit të një dokumenti kornizë që do të përfitonte politikat”.
“Kemi pas fatin e mirë dhe është kthyer në të mirat e tregut media që kemi pagur përkundër raporteve sa i përket sfidave në ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe gazetarisë. Kosova ka pas fatin që ka qenë një treg pluraliste”.
Punimet e kësaj konference do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës përmes sesioneve të konsultimeve me grupe të ndryshme punuese.