Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim mes ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarit të Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi.
Në takim u diskutua për masat e reja anti-COVID që pritet të merren gjatë javës së ardhshme.
Ndër të tjera u diskutua mbyllja totale për 12 ditë e gastronomisë dhe qendrave tregtare por edhe fitneset.
Lidhur me këtë rast ka folur Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi tha për Klan Kosova se nuk ka ende ndonjë diskutim me kryetarët e komunave lidhur me masat e reja të mundshme.
” Jo, ende nuk jemi konsultuar me kryetarët e komunave lidhur me masat e reja që mund të merren. Nuk jemi kontaktuar ende nga Ministria. Që nga muaji mars i vitit të kaluar ne jemi konsultuar në vazhdimësi”.
“Masat e përcaktuar deri më tani kanë gjetur zbatim të plotë në funksion të ruajtjes së jetës së qytetarëve”.
“Nga takimi i kaluar që kemi pasur me ministrin e Shëndetësisë jemi dakorduar që të kemi mbikqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-COVID. Po presim që të konsultohemi”.