FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - MAY 13: (L to R) Referees Mehdi Rahmouni, Francois Letexier and Cyril Mugnier pose for a group photograph during the UEFA EURO 2024 Referee Portraits on May 13, 2024 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Alexander Scheuber - UEFA/UEFA via Getty Images)
Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00. Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë gjyqtarësh francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.