Leotrim Hyseni, i riu nga Podujeva, ditë më parë humbi jetën në një aksident në Gjermani, shkruan Llapi.info.
Bashkë me të vdiq edhe një tjetër mërgimtar llapjan, pasi u goditën nga treni teksa po kalonin hekurudhën.
Familjarë të Hysenit i kanë thënë portalit Llapi.info se varrimi i Leotrimit do të bëhet nesër në ora 15:00 – në varrezat e fshatit Penuhë.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe farefisin e gjerë se ndërroi jetë më i dashuri i jonë Leotrim Hyseni. Varrimi i të ndjerit bëhet me 23.12.2022 (e premte), në orën 15:00 në varrezat e fshatit Penuhë”, thuhet në njoftim./Llapi.info