Familja Maloku ka njoftuar se nesër varroset djali i tyre Trimi, i cili vdiq javën e kaluar në Gjermani.

Në njoftimin e familjes thuhet se lutjet do të bëhen në xhaminë e fshatit Maxhunaj, ndërsa varrimi i tij bëhet në fshatin Ropicë, në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e vdekjes së djalit, vëllaut, nipit tonë Leutrimit, ju njoftojm se varrimi i të ndjerit bëhet me daten 27. 09. 2024 pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e fshatit Maxhunaj, kurse në ora 14:00 bëhet varrimi i tij në varrezat e fshatit Ropicë.

Të pikëlluarit familja Maloku