Sot është varrosur punëtori shumë vjeçar i administratës shtetërore, Hamit Shala.
Varrimi i tij u bë në varrezat e fshatit Letanc, në Podujevë.
Familjarët kanë njoftuar se e pamja për të do të mbahet në Hotel Grand në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Falenderojmë të gjithë për pjesëmarrje në varrimin e më të dashurit tonë dhe shprehjen e ngushllimeve.
Njëkohësisht i njoftojmë të gjithë që e pamja bëhet në Hotel Grand të premten, të shtunën dhe të dielen, duke filluar nga ora 09:00-18:00.