Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Canak, ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.

 

Canak ndryshe njihet për raportet të mira me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Politikani liberal serb që është ndër të paktët që përkrahë pavarësinë e Republikës së Kosovës kishte qëndruar për vizitë në Prishtinë më 28 qershor të vitit 2021.

Në takimin me kryeministrin kosovar, Canak kishte diskutaur edhe çështjen e personave të pagjetur.