Komuna e Podujevës ka lëshuar certifikatë familjare me gabime drejtshkrimore.

Në janar të vitit 2016 Komuna e Podujevës ka lëshuar një certifikatë familjare me gabime drejtshkrimore, ndërsa edhe sot (15.04.2016) kjo certifikatë ka gabime.

Për dallim nga ajo e janarit, certifikata familjare e lëshuar sot ka gabime tjera në po të njëjtat fjalë që janë shkruar gabim në certifikatën e lëshuar në janar.

Në të dyja rastet fjalët “Babë”, “Vëlla” dhe “Motër” janë shkruar gabim. Në certifikatën e janarit fjala “Babë” është shkruar “Baba”, fjala “Vëlla” është shkruar “Vllau”, ndërsa fjala “Motër” është shkruar “Motra”.

Në certifikatën e ditës së sotme fjala “Babë” është shkruar “Baba”, fjala “Vëlla” është shkruar “Vlla”, ndërsa fjala “Motër” është shkruar “Moter”.

Ndërsa në të dyja rastet fjala “Nënë” është shkruar pa gabime. /Llapi.info

1

2